E rëndë në Itali, 6-vjeçarja humb jetën pasi u mbyt duke ngrënë mocarela

0
61

Një vajzë gjashtë vjeçare nga Vieste (Foggia) u mbyt duke ngrënë një mocarela .

Këtë e bëri të ditur kryebashkiaku Giuseppe Nobiletti , i cili shprehu ngushëllimet e tij në rrjetet sociale:

Postimi i ngushëllimit të kryetarit të bashkisë:

 “Në emrin tim dhe në emër të qytetit, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Aurorës (ky është emri i fëmijës ) me shpresën që ajo të gjejë ngushëllim në kujtimin e buzëqeshjes dhe pafajësisë së saj si dhe forcën për të kapërcyer dhimbjen e kësaj tragjedie të tmerrshme”, përfundon ai.