E rëndë në Itali/ Babai hedh vajzën nga ballkoni dhe tenton të vetëvritet

0
330

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Venecia, ku një burrë hodhi vajzën e tij nga ballkoni dhe më u hodh vetë duke tentuar të vetëvritej. Ngjarja ndodhi në Cinto Caomaggiore. Mediat italiane raportojnë se autori ishte ndarë nga gruaja.

Mësohet se vajza 5-vjeçare u transportua me urgjencë me helikopter në spitalin e Trevisos për shkak të traumës në kokë, ndërkohë që babai i saj nuk u lëndua.

Zhurmat e shkaktuara nga rënia e babait dhe vajzës kanë zgjuar nga gjumi fqinjët, të cilët kanë lajmëruar menjëherë urgjencën.

Në vendngjarje, përveç personelit shëndetësor dhe policisë, kanë qenë të pranishëm edhe zjarrfikëset për të hapur derën e shtëpisë, pasi fillimisht është menduar se brenda shtëpisë ka qenë edhe dikush tjetër. Policia po heton rreth ngjarjes në fjalë.

/abcnews.al