
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Kavajës.
Një 22-vjeçar, me iniciale M.F, është gjetur i vdekur në banesën e tij.
I riu është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, ndërsa ka qenë duke bërë dush.
Sipas asaj që mëson Ora News, 22-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht ndërsa vuante edhe nga epilepsia (sëmundja e tokës).
Gjithësesi do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të zbardhë shkaqet e vërteta të vdekjes.
