E rëndë në Kavajë/ 22-vjeçari gjendet i vdekur në dush

0
144

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Kavajës.

Një 22-vjeçar, me iniciale M.F, është gjetur i vdekur në banesën e tij.

I riu është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, ndërsa ka qenë duke bërë dush.

Sipas asaj që mëson Ora News, 22-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht ndërsa vuante edhe nga epilepsia (sëmundja e tokës).

Gjithësesi do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të zbardhë shkaqet e vërteta të vdekjes.