E rëndë në Tiranë, nipi gjen të pajetë gjyshërit, burri u vetëvar kurse gruaja…

0
145

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë ku një çift të moshuarish janë gjetur të pajetë.

Policia thotë se “më datë 20.06.2022, në vendin e quajtur “Nënstacioni I Selitës”, është marrë njoftim se shtetasi M. M., ka gjetur në banesë  pa shenja jete shtetasin S. M., 80 vjeç, dhe A. M., 80 vjeç (gjyshërit)”.Sipas policisë Safet M. dyshohet se është vetëvarur ndërsa shtetasja Arta. M., gruaja e tij është gjetur pa ndjenja.

Stafi i ambulancës ka konfirmuar se kanë ndërruar jetë të dy.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.