E sëmurë dhe në mjerim, Bakie Murra kërkon ndihmë

0
224

Rastet e familjeve në nevojë nuk janë të pakta në qarkun e Elbasanit dhe një ndër to është edhe familja Murra nga fshati Llixhë . Që pas humbjes së babait 4 vite më parë Arjanit djalit të vetëm të kësaj familjeje I ka renë barra të kujdeset për nënën e tij e cila vuan nga një semundje e rëndë e pashërueshme dhe e ka penguar të riun që të ketë një punë stabël dhe të sigurojë të ardhura.Vite më parë ai ishte në emigrim por fatkeqësia e detyroi që të kthehej ne shtëpi nga ku vështirësite e ndoqen.

Ai thotë se jetesa është bërë shumë e vështirë dhe aktualisht jetojnë vetëm me kempin që përfiton e ëma ,para të cilat zor se I dalin për ilaçet e saj.

Nga ana e saj Bakie Murra shprehtet se e vetmja gjë që dëshiron është që ta ndihmojnë të ketë një shtëpi të mirë pasi ajo që kaështëduke rrezikuar që ti zërë brenda pasi ka demtime nga tërmeti dhe është djegur njëherë.

Kjo familje e vogël me halle të mëdha ka nevojë për ndihmën e të gjithëve për të siguruar qoftë edhe një punë për 27-vjeçarin.