Pa maska dhe pa distancë, ISHSH rekord gjobash në 24 orët e fundit! Sa biznese u ndëshkuan

0
179

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka ndëshkuar me gjobë dhe pezullim aktiviteti 400 subjekte në 24 orët e fundit.

Në njoftimin zyrtar MSH bën me dije se janë kryer gjithsej 1499 inspektime dhe monitorime.

Nga kontrollet janë konstatuar të hapura edhe disa pishina të cilave i është dhënë masa administrative pezullim i aktivitetit.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel bizneseve të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë.

“ISHSH me grupet e tjera të Task-Forcës kanë intensifikuar kontrollet dhe monitorimet për masat ndaj COVID-19.
Janë kryer:
1499 inspektime dhe monitorime në 24 orët e fundit;
mbi 113 mijë inspektime dhe monitorime gjatë epidemisë;
Janë vendosur në total mbi 400 masa administrative me gjobë dhe pezullim aktiviteti.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë:
▪Dezinfektoni ambientet;
▪Kryeni ajrosjen rregullisht;
▪Përdorni maska apo barriera mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët.
Qytetarët të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura:
▪Mbani distancën;
▪Vendoseni maskën;
▪Ruani higjienën personale”, thuhet në njoftim./abcnews.al