Miqtë e Aureljo Dervishit e përshkruajnë një djalë të qetë që i qëndronte larg sherrit, 18-vjeçarin që mbeti i vrarë një natë më parë në Shkozë pas sherrit mes dy grupeve të rinjsh.
“Aureljo ka qenë djalë shumë i mirë. I qëndronte larg sherrit dhe bënte shumë për shoqërin.Pasi mbaroi gjimnazin punonte me të atin, bënin punime elektrike. E takuam gjysmë ore para ngjarjes. Ishte pasagjer në një makinë. Ishte i qetë. Nuk e pamë me kë ishte i shoqëruar”, thanë për Top Channel miqtë e viktimës.
18-vjeçari ishte në vendin dhe momentin e gabuar, pasi nuk ishte ai shkaku i sherrit mes të rinjve një natë më parë.
Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, “molla e sherrit” ka qenë një vajzë, e cila dikur ishte lidhur me shokun e viktimës dhe më pas kishte nisur një marrëdhënie me një djalë tjetër.
Dervishi në momentin e përplasjes ka qenë me personin që kishte konflikt dhe një shokun e tij. Mësohet se ata janë ndeshur në rrugë me agresorët dhe më ps kishte nisur konflikti fizik.
Duke qenë se viktima ishte i fuqishëm fizikisht, kur nuk e kanë mundur me grushte, e kanë goditur me thikë në zemër.
Mësohet se të arrestuarit të dyshuar si autorët e ngjarjes, janë Fensis Shehu, 20 vjeç, dhe tre të mitur të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç janë nga Farka.
Dyshohet se ishte 15-vjeçari, njëri nga 4 tëarrestuarit që qëlloi me thikë viktimën. Sipas informacioneve, 16-vjeçarja, e dyshuar si ”molla e sherrit” ishte në makinë me Aurelion që mbeti viktimë.
Top Channel