Temperatura deri në 30 gradë, parashikimi i motit përgjatë javës

0
32

Meteorologia ka bërë parashikimin e motit përgjatë javës. Lajda Porja nënvizoi se kjo javë do jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike dhe me temperatura deri në 29-30 gradë.

Ndërkohë nga dita e martë moti do të jetë i paqëndrueshëm do të ketë herë pas here shtim të vranësirave duke sjellë reshje edhe pse më të fokusuara do të jenë në zonat veriore.

Por kjo situatë do të ndryshojë nga e mërkura pasi do të ketë rritje të temperaturave.

“Kjo javë do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike. Dita e sotme do të jetë me diell, temperaturat priten deri në 29-30 gradë. Duke filluar sonte në mbrëmje dhe gjatë natës, përfshirë këtu ditën e martë moti do të jetë i paqëndrueshëm do të ketë herë pas here shtim të vranësirave duke sjellë reshje edhe pse më të fokusuara do të jenë në zonat veriore. Parashikohet që nga pjesa e dytë e të martës deri në fundjave do të ketë përmirësim të motit. Nesër do të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave deri në 25 gradë, ndërsa nga e mërkura dhe enjtja do të risjellë rritje të temperaturave. E premtja dhe fundjava do të risjellë temperatura të larta.”, sqaroi meteorologia Lajda Porja.

/abcnews.al/