E tmerrshme/ Babai vret dy fëmijët e tij autik për tre milionë dollarë

0
138

Një burrë nga Kalifornia që mbyti dy djemtë e tij autik , është dënuar me mbi dy shekuj burgim për planifikimin e vrasjes së partneres dhe fëmijëve.

Ali F. Elmezayen, 45-vjeç, ka marrë dënimin maksimal për mashtrim, vjedhje identiteti, shpëlarje parash dhe planifikim të vrasjeve.

“Ai është një gënjeshtar shumë i zoti dhe nuk është asgjë më tepër sesa një vrasës brutal. Për të vetmen gjë që ankohet është se u kap nga autoritetet”– ka thënë gjykatësi John F. Ëalter.

Elmezayen për veten dhe familjen gjatë vitit 2012 kishte siguruar policën e sigurimit të jetës që kapte vlerën e mbi tre milionë dollarë.

Gjykatësi gjatë seancës ka publikuar incizimet e bisedave telefonike, ku Elmezayen dëgjohet duke pyetur zyrtarët e kompanisë së sigurimit nëse polica e tij është ende aktive  a do të shpaguhet në rast se ndonjë anëtar i familje humb jetën dhe nëse ekspertë të kompanisë do të hetojnë “aksidentin” e mundshëm.

E vetëm dy javë më vonë pasi vuajti dënimin dyvjeçar me burgim, Elmezayen ka kërcyer nga porti detar i Los Angeles ku humbën jetën dy djemtë e tij me autizëm, Elhasan, 13-vjeç dhe 8-vjeçari Abdelkrim.

E ëma e djemve, Rabab Diab, i mbijetoi “aksidentit” pasi  një peshkatar i kishte hedhur jelek shpëtimi.

“I pakënaqur me gjendjen financiare dhe atë në familje, Elmezayen kishte mashtruar duke marrë miliona dollarë nga polica e sigurimit, e më pas ishte hedhur në det me familje me qëllim që të mund t’i tërheq paratë”– ka thënë avokati Nick Hana.

Ai përveç se është dënuar me 212 vite burgim, Elmezayen duhet të paguaj dëmshpërblimin prej 261.751 dollarë.

Atë e pret akoma gjykimi për akuzat për vrasje, ku pritet të dënohet me burgim të përjetshëm pa mundësi të dënohet me kusht.

Ora news