E TMERRSHME/ Gruaja qëllon për vdekje partnerin, e kapi duke folur në kamera me ish-gruan

0
153

Një horror i vërtetë mund të konsiderohet ajo çfarë ka ndodhur në Bali, pasi një grua 40-vjeçare goditi me thikë partnerin e saj 38-vjeçar para syve të ish-bashkëshortes së tij gjatë një telefonate me video.

Matt Harper dhe partnerja e tij Amy Pakpaha, me të cilën  kishte një lidhje që nga korriku i kaluar, kishin udhëtuar në Bali për pushime, sipas informacioneve të britanikes “Sun”.

38-vjeçari, baba i dy fëmijëve, ndërroi jetë në mënyrë tragjike teksa po fliste nëpërmjet një video-telefonate me ish-bashkëshorten dhe vajzën e saj që ndodheshin në Britani.

Pikërisht ky ka qenë momenti kur 40-vjeçarja i është afruar të “dashurit” të saj, për ta vrarë me thikë. Menjëherë më pas ajo ka telefonuar policinë duke pretenduar se burri  është goditur vetë me thikë.

(E.H/Faxweb.al)