E trishtë në Itali: Nëna vdes në varkë me djalin në krahë, i porsalinduri bie në det dhe mbytet

0
71

Një foshnjë 4 muajshe u mbyt pasi ra në det nga një varkë e ngarkuar me emigrantë, e cila më pas u shpëtua nga roja bregdetare 42 milje nga Lampedusa, në ujërat Sar Malteze.

Foshnja përfundoi në ujë pasi nëna, e cila e mbante në krahë, humbi ndjenjat dhe vdiq në bord. Një tjetër emigrant, i cili dukej se ishte hedhur në ujë për të shpëtuar foshnjën, gjithashtu humbi ndjenjat dhe përfundoi në det.Fillimisht mendohej se fëmija kishte vdekur nga i ftohti dhe se nga dëshpërimi nëna e kishte hedhur në det. Gjithashtu u tha se një burrë ishte hedhur në ujë me shpresën për të rimarrë trupin e të porsalindurit dhe se ai ishte mbytur nga dallgët. Për të sqaruar rikonstruksionin e asaj që do të kishte ndodhur vonë në mbrëmje, u vu në gadishmëri prokuroria e Agrigentos. Gjatë gjithë mëngjesit, të mbijetuarit (edhe një i mitur) u intervistuan me ndërmjetës.

Keqkuptimet, për shkak të gjuhës, janë zbardhur dhe  gruaja nuk e hodhi trupin e djalit në det, por vdiq dhe foshnja që do të kishte qenë gjallë përfundoi duke u mbytur në ujë.

Edhe emigranti tjetër, i cili fillimisht u tha se ishte hedhur në det për të rikuperuar trupin e vogël të të porsalindurit, humbi ndjenjat dhe i ulur në buzë të varkës, përfundoi në ujë.

Të mbijetuarit thanë se nuk kishin ngrënë për ditë të tëra dhe madje u kishte mbetur pa ujë, aq sa kishin pirë ujë deti për disa orë.

Prokuroria e drejtuar nga Salvatore Vella urdhëroi autopsinë e tetë trupave. Ekzaminimi do të bëhet në morgun e spitalit Agrigento ku do të transferohen trupat në ditët në vijim.