E vrava se nuk me beri dreken! 58-vjecari ne Elbasan tregon pse vrau kunaten!

0
362

Është zbardhur nje pjesë e dëshmisë se 58-vjeçarit Tefik Tashi, i cili ditën e sotme në Elbasan vrau me sëpatë motërën e gruas, 44-vjeçaren Alma Qevanin.
Tashi ka deklaruar për policinë duke thënë se e vrau Alma Qevanin pasi kjo e fundit nuk i kishte bërë drekën, e më pas e kishte ofenduar bashkë me vjehrrën e tij.
“E vrava se s’më beri dreken. Vjehrra dhe kunata më ofenduan. Kunata e përdorte gruan time për punët e saja. Nuk i bënte punët vetë”.
. Ai nuk ka shfaqur asnjë shenje pendese dhe është i bindur duke pretenduar se ka bërë gjënë e duhur.-elbasani flash