Edi Rama flet nga Brukseli: Bullgaria po mban peng dy vende të NATO-s, BE vetëm vështron

0
76

Kryeministri Rama ka mbërritur në Bruksel, në kuadër të samitit 2-ditor të BE.

Rama ka folur para gazetarëve dhe ka ritheksuar se nuk pret që të zgjidhet asgjë me çështjen Bullgare. Megjithatë kryeministri u shpreh se nëse kjo zgjidhet do të jetë një sinjal pozitiv për të marrë frymë.

Rama: Unë e kam thënë edhe po e përsëris. Përkundër optimizmit të ngutur të disave edhe këtu në Bruksel nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari. Nëse do zgjidhet do të jetë një motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendi të NATO-s, të dy vendeve të NATO-s në kulim e një lufte të nxehtë në kufijtë e Evropës dhe nën vështrimin e 26 vendeve të tjera që shohin si yjet që rrinë e vështrojnë.