Egbo para sfidës me Young Boys: Kemi 50% shanse

0
190

Trajner i Tiranës, Emanuel Egbo, sheh mundësi reale për kualifikimin në ndeshjen e play off-it me Young Boys në Zvicër. Kreu i stolit të bardhebluve mendon se skuadra e tij ka 50% mundësi për të fituar.

“Duhet ta shijojmë ndeshjen dhe të japim maksimumin. Të provojmë fatin tonë në fushë dhe të marrim atë që na takon. Young Boys është në ritëm, ka zhvilluar dy ndeshje në kampionat. Dy takimet që kemi luajtur në Champions na dhanë një impuls pozitiv. Nuk do të luajmë me frikën e ndeshje së parë, duhet të futemi në lojë siç e filluam pjesën e dytë me Dinamon dhe si e luajtëm ndeshjen me Crvena Zvezdën.”

Tirana pa presion: Janë ata në presion, jo ne. Në letër janë më të mirë, por do të shkojmë atje për të dhënë maksimumin nga vetja. Kemi shanset 50% me 50% për t’u kualifikuar. Kush do të bëjë më pak gabime do ta fitojë ndeshjen. Ekipi i futbollit nuk është si boksi 1 kundër 1. Ata kishin objektiv të futeshin në grupet e Championsit. Nuk do të jenë shumë të motivuar. Kanë probleme brenda. I kemi studiuar dhe do t’i shohim si mund t’i përballojmë.

Largimi i Muçës: Futbolli kështu e ka. Një trajner në Nigeri më ka thënë: 20 futbollistë nuk mund të luajnë bashkë për 20 vjet. Ai iku në mënyrë paqësore. E vendosi vetë rrugën. I urojmë fat.

Precedenti “Skënderbeu”: Ajo që arriti Skënderbeu ndaj Jang Bojs na jep besim se ne mund të kualifikohemi. Bojkoti i Superiores: Nuk mendoj që kampionati nuk do zhvillohet. Do të zgjidhet. Përgjigjja e dytë është se nuk e kam në dorë. E vendosin presidentët e klubeve dhe qeveria./SS/