Egjeu bëhet epiqendra e tensioneve, Turqia provokon me avionë luftarak. Si do të reagojë Athina?

0
54

Avionët turk kanë kryer 39 shkelje të hapësirës ajrore kombëtare dhe 9 shkelje të rregullave të trafikut ajror në FIR të Athinës.

Nga avionët turk që fluturuan mbi Egjeun Veri-Lindor, Qendror dhe Juglindor, 10 ishin luftarakë F-16, 2 ATR-72 të bashkëpunimit detar, 1 UAV pa pilot dhe një helikopter.

Të 8 shkeljet janë bërë nga UAV dhe 31 nga ATR-72.

Siç raporton GEETHA, avionët turq janë identifikuar dhe kapur sipas rregullave ndërkombëtare, sipas praktikës standarde.

Ndërkohë, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis paralajmëroi presidentin turk Erdogan që most ë merrej me “fantazi neo-otomane”.

Në një intervistë për CNN, Mitsotakis tha se Greqia do të bëjë çdo gjë për të mbrojtur sovranitetin e saj, ndërsa shtoi se një konflikt në Europën Juglindore, është gjëja e fundit që i duhet kontinentit pas luftës në Ukrainë.

Ai gjithashtu “këshilloi” Erdoganin që të merret me ekonominë turke në rënie. /abcnews.al