Egjipti bisedime me Shqipërinë mbi rifillimin e lëvizjes së turistëve dhe rritjen e investimeve

0
213

Ministri i Turizmit dhe Antikiteteve të Egjiptit, Khaled Anani, diskutoi me ministrin shqiptar të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, për masat paraprake të marra nga të dy vendet për të rifilluar lëvizjen e turistëve.

Kjo u bë e ditur gjatë një bisede telefonike mes dy ministrave, tha Ministria e Turizmit dhe Antikiteteve të Egjiptit, shkruan “Egypt today”.

Ata ranë dakord të organizojnë një seminar, ku do të përfshihen investitorë nga të dy vendet, përfaqësuesit e agjencive të udhëtimeve dhe kompanitë kryesore që veprojnë në fushat e menaxhimit të hoteleve dhe resorteve.

Seminari ka për qëllim të eksplorojë mënyrat e rritjes së investimeve në fushën e turizmit. atsh