Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Shtëpanjë të Cërrikut, ku një 16-vjeçar u godit me thikë në qafë nga një bashkëmoshatar, duke marrë dëmtime të rënda.
Për shkak të plagëve të rënda, i mituri u soll me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa së fundmi një reagim ka ardhur edhe nga mjeku Arben Zenelaj, i cili u kujdes për fëmijën.
Natë e vështirë kjo e mbrëmshmja, të cilën nuk do donim ta kalonim kurrë, kur në çdo moment mendonim se mund të na ikte nga duart një fëmijë.
Kujdes! Jeta një herë vjen dhe për largimin prej saj natyra ka ligjet e saj. Edukimi i brezit të ri me rregullat e një shoqërie normale- emergjencë kombëtare,” shkruan mjeku.