Elbasan/ 16 vjeçari u plagos me thikë në qafë/ Mjeku: Mezi e mbajtëm në jetë

0
76

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Shtëpanjë të Cërrikut, ku një 16-vjeçar u godit me thikë në qafë nga një bashkëmoshatar, duke marrë dëmtime të rënda.

Për shkak të plagëve të rënda, i mituri u soll me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa së fundmi një reagim ka ardhur edhe nga mjeku Arben Zenelaj, i cili u kujdes për fëmijën.

Ai shpjegon se thika i ka shkaktuar dëmtime të mëdha, ndërsa jep një mesazh të fortë duke thënë se edukimi i brezit të ri me rregulla të një shoqërie normale është emergjencë kombëtare.
“Nuk ka satisfaksion më të madh për një mjek kur rrëmben nga pamëshirësia e vdekjes për ta risjellë në jetë një pacient, aq më tepër një 16-vjeçar, nga një dëmtim shumë i vështirë në qafë me thikë i arteries vertebrale që na ngërtheu në ankthin e: Si do ia dalim?

Natë e vështirë kjo e mbrëmshmja, të cilën nuk do donim ta kalonim kurrë, kur në çdo moment mendonim se mund të na ikte nga duart një fëmijë.

Kujdes! Jeta një herë vjen dhe për largimin prej saj natyra ka ligjet e saj. Edukimi i brezit të ri me rregullat e një shoqërie normale- emergjencë kombëtare,” shkruan mjeku.