Elbasan/ Arrestohen nga policia disa persona

0
335

DVP Elbasan Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit O. D., 39 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim pasi kishte thyer masën e sigurisë”Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në prokurori, për veprën penale “Moslëshimi i kuponit tatimor” dhe nisi procedimi penal për shtetasin V. B., 24 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e tij (lokal) u konstatua se ofronte shërbime, pa lëshuar kuponin tatimor.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Xh. P., 65 vjeç, banues në Librazhd, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtmi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./Elbasani flash

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu