Elbasan/ Arrestohet kryeplaku i fshatit Cacabes për shpërdorim detyre dhe kultivim të bimëve narkotike

0
201

Policia e Elbasanit ka arrestuar kryeplakun e fshatit Cacabes, për shpërdorim detyre dhe kultivim të bimëve narkotike.

Sipas njoftimit të bluve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ramazan Dybeli, 59 vjeç, banues në fshatin Cacabes, Peqin, kryeplak i këtij fshati.

Gjatë kontrollit në një zonë të pyllëzuar në fshatin Cacabes, u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë cannabis sativa.

Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.