Elbasan/Autorët e ndoqën, si u vra Emiljano Ramazani pasi doli nga palestra

0
143

Zbardhen detaje të reja për ekzekutimin e Emiljano Ramazanit pasditen e djeshme në Elbasan. Autorët dyshohet që u larguan në drejtim të Durrësit pas krimit.

Si rrjedhojë policia ka nisur krehjen e zonës ku dyshohet se u larguan autorët. Në momentin që autorët janë larguar kanë kaluar përpara një patrrulle të policisë rrugore e cila ka qenë e vendosur ne aksin Elbasan- Papër.

Nga ana tjetër, mësohet se Ramazani frekuentonte çdo ditë një palestër ne lagjen “Beqir Dardha”.

Sipas burimeve një person e ka survejuar viktimën deri në afërsi të vendit ku e priste mjeti me autorin.

Sipas të dhënave mjeti tip “Volkswagen” ka bërë disa xhiro për rreth zonës, ku ndodhi atentati.

Me urdhër të prokurorisë janë sekuestruar kamerat e sigurisë nga palestra në lagjen “Beqir Dardha” ose siç njihet ndryshe zona e Tabakanes deri në vendin ku u ekzekutua 39 vjeçari.

Emiliano Ramazani ishte me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve. Ai njihet njihet edhe si mik i Talo Çelës, ky i fundit ende në arrati pasi është shpallur në kërkim për “Grabitjen e Rinasit”.

abcnews