Elbasan/ Ja çfarë ka ndodhur gjatë 24 orëve të fundit!

0
96

DVP Elbasan

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 65 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. P., 47 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Emin Matraxhiu”, u konstatua duke transportuar me një mjet furgon, dru zjarri, pa dokumentacion.

Po nga këta specialistë u shpall në kërkim shtetasi R. S., 63 vjeç, banues në Labinot Mal, pasi dyshohet se më datë 31.03.2024, rreth orës 21:00, në fshatin Labinot Mal, ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me shkurre dhe barishte.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Gj. P., 59 vjeçe, banuese në fshatin Gostimë, pasi qeni që ajo mbante, ka kafshuar në dorë, një 88-vjeçar.

-Mesditën e djeshme, në fshatin Rrajcë, Prrenjas, dyshohet se ka tentuar të vetëvaret me litar, në kasollen e bagëtive, shtetasi V. A., 59 vjeç, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve. Vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

-Mëngjesin e sotëm, në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike në bateri, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar, në pronësi të shtetasit S. P., 60 vjeç. Për pasojë janë shkaktuar dëme të pjeshme materiale në automjet. Materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.

-Gjithashtu, mëngjesin e sotëm, në fshatin Katund i Ri, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në magazinën në pronësi të shtetasit F. M., 38 vjeç. Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.