Një 38 vjeçar në Elbasan është vënë nën hetim nga specialistët e Krimeve Kibernetike. 38 vjeçari ka kërcënuar në rrjete sociale gruan dhe vëllain e saj pas një konflikti për motive të dobëta.
Pas denoncimit në polici, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.