Morën peng 68-vjeçarin për t’i marrë një shumë parash, arrestohet 47-vjeçarja dhe bashkëpunëtori në Elbasan

0
40

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan, ku një 68-vjeçar është marrë peng, ndërsa i është kërkuar një shumë parash.

Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar dy persona, konkretisht shtetasit me inicialet R. K., 57 vjeç, banues në Peqin dhe P. S., 47 vjeçe, banuese në Belsh.

NJOFTIMI I POLICISE
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet operacioni policor i koduar “Përfitimi”. I hoqën lirinë një 68-vjeçari dhe e kanosën për t’i marrë një shumë parash, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen automjeti ku u mbajt 68-vjeçari dhe 3 celularë.

Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi 68 vjeç, se për motive të dobëta, 2 shtetas i kishin hequr lirinë, duke e mbajtur për disa minuta, kundër vullnetit të tij, në një automjet, si dhe se ishte kanosur me qëllim dhënien e një shume parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan organizuan punën për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësise penale të 2 autorëve.