Elbasan/ Ndotet sërisht lumi Shkumbin,situata alarmante (VIDEO)

0
354

Pandemia e Covid-19 bëri që bashkite të mbajnë larg vemendjes çështjen e mbrojtjes se mjedisit. Jo vetem lumenjtë, por edhe kanalet kulluese e vaditese po kthehen ne vend grumbullimi plehrash dhe inertesh ,situate e cila paraqitet me e rende ne bashkine e Elbasanit kryesisht ne Uren e Shkumbinit.

Kryetari I Klubit Ekologjik në Elbasani Ahmet Mehmet shprehet se është për të ardhur keq që jo vetëm lumejtë, por edhe kanalet kulluese dhe vaditës në territoret të këtyre bashkive po kthehen në vendgrumbullimi plehrash

Ai thotë se kjo situatë është një rrezik për shëndetin e qytetarëve sidomos kur gjendemi në prag të stinës së verës.

Me reformat e bërë nga qeveria shqiptare Inspektoriati I Mjedisit thashmë nuk ekziston më . Zyrat mjedisore në të 7 bashkitë e qarkut  nuk kanë fuqi dhe kompetenca për të ndalur firmat e ndërtimit dhe qytetarët që ndosin mjedisin.

Elbasaniflash.al