Elbasan/ Nis rikonstruksioni i shkollës në Labinot Mal

0
500

Në Labinot Mal të Elbasanit ka nisur rikonstruksioni i shkollës fillore “Musa Beqiri”.

Ndërsa inspektoi punimet që po kryhen në këtë shkollë, kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja u shpreh se “me mbështetjen e miqve të Ambasadës së Kuvajtit rikthimi në vitin e arsimor do t’i gjejë nxënësit e asaj shkolle me kushte tërësisht të reja”.

“Me Myftiun Agim Duka dhe kryetarin e këshillit të qarkut, Bukurosh Stafa, ndoqëm nga afër punën në realizimin e një ndërhyrje aq të domosdoshme për atë zonë. Ndërtojmë bashkë për Elbasanin që duam”, tha Llatja