Elbasan / Nis vaksinimi për grupmoshën mbi 65-vjeç

0
174

Ka nisur sot proçesi I vaksinimit për grupmoshat mbië 65 vjeç në Elbasan.Që në orët e para të mëngjesit të moshuarit mbi 65-vjeç janë paraqitur pranë ambienteve ku po kryhet proçesi I vaksinimit .

I pranishëm në Elbasan për të ndjekur nga afër proçesin e vaksinimit ishte edhe Kryeministri Rama I shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. E pyetur nga Ora neës ministrja Manastirliu u shpreh se proçesi I vaksinimit do të vijojë normalisht dhe se pritet që në vendin tonë të mbërrijne rreth 7000 doza të tjera vaksinash të Pfizer.

Përsa I përket efikasitetit të  vaksinës kineze Manastirliu u shpreh se ajo ka kaluar testet shkencore dhe është konsideruar e sigurtë.

Në qarkun e Elbasanit ka përfunduar proçesi I vaksinimit për stafet mjeksore,mësuesit dhe policët ndërkohë vijon nga dita e sotme për grupmoshën mbi 65 vjeç.Në total janë vaksinuar 22 000 persona./Elbasani flash