Elbasan/ Pas shumë vitesh drejtë përfundimit rruga Bujqës-Jagodinë

0
339

E kërkuar prej vitesh nga banorët e këtyre zonave më në fund ka përfunduar  autostrada bujqësore Bujqës-Jagodinë. Për herë të parë pas 30 vitesh, përpos rrugës, në këtë zonë u investua për pastrimin e kanaleve kulluese dhe vaditëse. Sipas banorëve, më në fund pas shumë e shumë vitesh, uji vaditës shkoi në qendër të Jagodinës.

Kryetari i Grupit parlamentar të PS, deputetit i Elbasanit, Taulant Balla tha se ky është kërkuar për shumë vite nga banorët e këtyre fshatrave.Sipas tij, kjo rrugë i shërben një komuniteti prej 20 mijë banorë, por gjithashtu ndihmon në daljen e prodhimeve bujqësore në treg.

“Kjo është një nga zonat më të rëndësishme bujqësore, jo vetëm për qarkun e Elbasanit por për të gjithë Shqipërinë.Shqetësimi kryesor i këtyre fermerëve ishte sepse prodhimi i tyre i madh nuk aksesohej drejtpërdrejt nga blerësit ndërkombëtarë për shkak të mungesës së një rruge”, tha Balla duke shtuar se tashmë rruga është në fazën që po përfundon.

Elbasaniflash.al