Elbasan: Prej 15 vitesh asnjë investim në lagjen Skënderbej

0
315

Lagjia “Skënderbej” në Elbasan,  është ndër lagjet e mëdha të Elbasanit, por banorët atje vuajnë mungesën e investimeve.

Ato ankohen se infrastruktura e degraduar po u vështirëson jetesën. Ata thonë se investimet serioze mungojnë, ndërsa denoncojnë  se bëhen vetem punë me qëllime elektorale.

“Asnjëherë nuk është vënë dorë dhe kur vihet dorë bëhet punë shumë e dobët. Këto janë rrugë elektorale, janë rrugë sa për t’i hedhur hi syve njerëzve”, thonë banorët

Infrastruktura rrugore është problematika që u vështirëson jetën banorëve cdo ditë.

“Kur kalon këtu ka shumë pluhur. Gjatë dimrit ka pellgje të mëdha me ujë dhe kur kalon me makinë të vështirësohet udhëtimi pasi ka gropa të mëdha në rrugë“, shprehen banorët

Gropat në rrugë krijojnë probleme për drejtuesit e mjeteve dhe rrezik për këmbësorët.

“Kjo rrugë mund të jetë edhe burim aksidentesh. Nuk ka asnjë kryqëzim apo vijëzime në rrugë, asnjë sinjalistikë. Këtu kalojnë makinat dhe ndihemi të rrezikuar”, thonë banorët

Banorët e lagjes thonë se ndjehen të harruar.

“Ka 15-16 vite që nuk është vënë dorë në gjithë këtë lagje. Nuk është investuar asnjëherë këtu”

Shqetësuese është edhe pastrimi i lagjes ku plehrat janë të hedhura kudo dhe pastrimi i tyre  bëhet shumë rrallë..

Në foto: Pamje nga lagjia “Skëndërbej” në Elbasan