Tronditje te Roma, futbollisti konfirmon se është pozitiv me COVID

0
181

Portieri i Romës, Antonio Mirante, ka konfirmuar në faqet e tij zyrtare se është i prekur me Koronavirus. Gardiani i kryeqytetasve ka pranuar se është asimptomatik dhe ndihet mirë, por në testin e bërë ka rezultuar pozitiv.

“Përshëndetje të gjithëve, siç disa prej jush mund ta dinë unë kam rezultuar pozitiv me COCID-19. Doja të ju thosha se jam mirë. Nuk kam simptoma dhe ndihem mirë.

Jam izoluar, dhe shpresoj që të rikuperohem sa më shpejt dhe të bashkohem me shokët e ekipit. Ju falënderoj për mesazhet që më keni dërguar”, shkruhej në postimin e portierit./abcnews.al