ELBASAN/ QYTETARI SHITET, POLITIKA FITON (VIDEO)

0
54

Koordinatori i Bindjes Demokratike për qarkun e Elbasanit Erion Murataj ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë pasdites së djeshme ku një punonjës i bashkisë së Elbasanit për shkak të dërgimit të disa informacioneve kandidatit të PD Luçiano Boçi u bë temë debati mes antarëve të PD që i publikuan emrin dhe opinionit public. Murataj e ka cilësuar si të turpshme bërjen publike të identiteti të qytetarit nga ana e kandidatit të grupit të rithemelimit dhe nga ana tjetër nuk ka ndalur akuzat për drejtuesit e bashkisë së Elbasanit që detyrojnë punonjësit të angazhohen pa dëshirën e tyre në shpërndarjen e materialeve propaganduese në rrjetet sociale.