Elbasan, shkon për të bërë analizat, hidhet nga kati i tretë i spitalit 24-vjeçari me Covid-19

0
222

Një 24-vjeçar, i prekur nga Covid-19, është hedhur nga kati i tretë i Spitalit të Elbasanit.

Sipas asaj që raportohet  i riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

I riu, me iniciale H.P, ka marrë dëmtime të shumta në kokë dhe sipas mjekëve, gjendja e tij vijon të jetë e rëndë.

24-vjeçari, i prekur me koronavirus, ishte paraqitur në spital për të bërë disa analiza. Ai i ka shpëtuar nga vëmendja të atit dhe është hedhur nga kati i tretë i godinës së ish Kirurgjisë së Vjetër.

Sipas asaj që ka treguar babai, 24-vjeçari kishte kryer një tampon në një klinikë private dhe ishte paraqitur në spital për ekzaminime të tjera.

Ky nuk është rasti i parë dhe i vetëm kur të sëmurë me Koronavirus tentojnë vetëvrasjen nga ambjentet e spitalit.

Rasti i 24-vjeçarit përbën episodin e gjashtë kur pacientët kanë tentuar vetëflijimin në ambjentet spitalore, ndërsa në spitalet Covid dhe Covid 2 në Tiranë deri tani janë regjistruar 5 viktima.