Elbasan/ “Suela do ndihmë”, 32-vjecarja kërkon një karrocë që mos izolohet në shtëpi

0
283

Festat fetare nuk do të kishin kuptim pa solidaritetin dhe mbështetjen e atij që ka më shumë nevojë.

Suela Qytyku është 32 vjeçe, ndërsa e gjithë jeta e saj është kjo karrige me rrota. Por pesha e vajzës dhe karroca e shumë e vogël e bëjnë të pamundur lëvizjen për nënën e saj dhe 32 vjeçarja po shkon drejt izolimit në shtëpi.

Hamideja e përballon jetën e vetme pas vdekjes së bashkëshortit duke u përballur me të gjitha vështirësitë e vajzës dhe shkollimit të djemve. Në këtë ditë pashke ajo kërkon vetëm një karrocë elektrike që vajza mos izolohet për gjithë jetën.

Hamideja la shtëpinë në fshat dhe u shpërngul në qytet ku jeton me qira me bindjen se jetesa do të ishte më e lëhtë për vajzën. Por çdo ditë e më shumë jeta e saj bëhet më e vështirë teksa prej 10 vitesh nuk arrin as të kryejë vizitat mjekësore të vajzës.

Top Channel