Dy persona janë proceduar në gjendje të lirë nga policiae Elbasanit pasi gjatë një kontrolli të kryer në mjeti të cilin ata ishin duke lëvizuar ka pasur lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe Përrenjas, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit kanë evidentuar dhe goditur 2 raste.
Janë proçeduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit: D.SH., dhe I.H, pasi u konstatuan nga Policia në fshatin Shelcan dhe Rrajcë Skënderbe, Prrenjas, duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës.Pas kontrollit policia ka sekuestruar lëndën drusore .
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”. Kontrollet të tilla do të vijojnë çdo ditë për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore .
Elbasaniflash.al
(foto ilustruese)