15.4 C
Elbasan

ISHP kërkon rishikimin e masave anti-Covid për funksionimin e vitit të ri shkollor

Specialistet e shëndetit publik kanë kërkuar rishikim të masave anti Covid-19 për funksionimin e shkollave këtë vit.

Në një udhëzim që pritet të miratohet, ISHP rekomandon:

Hyrja dhe dalja nga ambientet e shkollës

• Orari për hyrjen e nxënësve në shkollë rregullohet sipas një grafiku, hartuar nga drejtoria e shkollës dhe nën monitorimin e mësuesve të kujdestarisë ditore/javore.

•Nxënësit paraqiten në shkollë duke respektuar me përpikmëri orarin e komunikuar nga mësuesi kujdestar i tyre.

• Nxënësit hyjnë në shkollë pasi janë vendosur në radhë një nga një, me largësi 2 metra.

• Nxënësi që ka simptoma të ngjashme apo temperaturë përpara ardhjes në shkollë, njofton mësuesin kujdestar, i cili, në bashkëpunim me mjekun e shkollës ose atë të familjes verifikon nëse nxënësi është i sëmurë apo jo.

• Justifikimi i mungesës bëhet vetem nga mjeku i familjes.

• Personi përgjegjës i stafit të shkollës, i caktuar nga drejtori, duhet të kryej vlerësimin për çdo nxënës si më poshtë vijon:➢ Matje të temperaturës me termometër dixhital;
➢ Sprucim me alkool 60% ose dezifektantë të tjerë në duar;
➢Duhet të kontrollohen të gjithë nxënësit që të jenë të pajisur me maskë me një përdorim ose mbrojtëse të fytyrës prej tekstili (maskë) të cilat duhet të lahen në 60 gradë dhe të hekurosen, si dhe shami letre për higjenën e hundëve;

• Sipas mundësive mund të vendosen vasketa/tapet/sfungjer me solucion dezinfektues me bazë të klorit aktiv, për desinfektimin e pjesëve të poshtme të këpucëve përpara hyrjes në ambjentet e brendshme të shkollës.

• Nuk lejohet që nxënësit të dalin nga godina dhe të rikthehen përsëri në të, brenda ditës.

• Dera e shkollës do të qëndrojë e mbyllur, ndërsa dritaret e klasave ku zhvillohet procesi mësimor, do të qëndrojnë të hapura për të krijuar ajrosjen e nevojshme brenda tyre.

• Lejohet vetëm një hyrje dhe një dalje në ndërtesën e shkollës.

• Dalja nga ambientet e shkollës do të bëhet sipas rregullave duke ruajtur distancimin social dhe fizik si me lart (jo më pak se 1.5 metra), nën mbikëqyrjen e mësuesve kujdestarë dhe të punonjësve të tjerë të shkollës. Drejtimi i vendosjes së femijëve vetëm në një kah apo një drejtim, njëri pas tjeterit.

• Nxënësit që nuk zbatojnë këtë rregullore, trajtohen me masë disiplinore nga Komisioni i Etikës dhe i Sjelljes.

Qëndrimi dhe mësimi në klasa

• Gjatë procesit mësimor, mësuesi qëndron në klasë duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit dhe mësuesit e tjerë, në 2 metra.

• Brenda klasës, nxënësit qëndrojnë të ulur nga një nxënës në bankë, dhe bankat në të paktën 1.5 metra larg njëra-tjetrës. Në klasat ku kjo nuk është e mundur, nxënësit do të ndahen në klasa të tjera.

• Në se transporti i nxenësve kryet me mjetet të transportit të dedikuara ose publik, duhet të mbahet maska gjatë gjithë kohës së transportit (vajtje-ardhje) dhe këto mjete duhet t’i nënshtrohen rigorozisht udhëzuesit për transportin .

• Nxënësve të ciklit të ulët 9 vjeçar u rekomandohet të mbajnë maskë gjatë orëve të mësimit.

• Nxënësit e cikilt të ulët 9 vjeçar duhet të mbajë maskë gjatë aktiviteteve jashtë orëve të mësimit në ambjentet të shkollës.

• Nxënësit e ciklit të lartë 9 vjeçar dhe të mesëm duhet të mbajnë maskë në ambjentet e brendëshme dhe në të gjitha aktivitetet mësimore në ambjentet e shkollës.

• Mësuesit sigurohen që në klasë të gjithë të jenë të pajisur me maskë dhe t’i mbajnë rregullisht ato.

• Nxënësit ndalohen të dalin nga klasa gjatë orëve të mësimit përveç rasteve kur i duhet të përdorin tualetet. Në këtë rast nxënësi duhet të shoqërohet.

• Kur është e mundur, praktikohet mësimi në ambient të hapur (oborr shkolle), duke respektuar largësinë dhe rregullat e mësipërme.

• Nuk lejohet ushqimi në klasë. /abcnews.al/

Lajme të tjera

EMRAT/ Nga klani “Duka” te Endrit Dokle e ish-deputeti Ndoka, kush janë të “piketuarit” e aksionit me urdhër të SPAK

ABC News ka zbuluar disa prej emrave, të cilët kanë qenë në fokus të aksioni kombëtar, të ndërmarrë këtë të premte nga Policia e...

Elbasan/ 63-vjeçari godet me thikë një 58 vjeçar pas konfliktit! Dy të tjerë zihen me grushta

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin T. M., 63 vjeç, banues në Elbasan dhe referoi materialet në Prokurori,...

E rëndë në Elbasan! 3 persona tentojnë ti japin fund jetës

Ditën e djeshme, në spitalin rajonal të Elbasanit, janë paraqitur: -shtetasja S. A., 61 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila dyshohet se ka konsumuar mbidozë...

Inceneratori i Elbasanit.Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi paraqitet në SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi paraqitet në SPAK Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala Mësohet se Agaçi është thirrur në cilësinë e...

Operacioni kombëtar/ Urdhërarreste për ish-deputetin Arben Ndoka, Indrit Dokle dhe Plaurent Dervishi

SPAK ka lëshuar më shumë se 43 urdhër arreste.  urdhër arresti është dhënë për Indrit Doklen, Plaurent Dervishin dhe ish-deputetin e PS-së Arben Ndoken. Kontrolle...

VIDEO/ Duke pirë birra pasi vrau gruan, shikoni ku fshihej Eduart Denaj pasi masakroi të shoqen. Si reagoi kur iu vunë prangat

Duket se pas masakrimit për vdekje të të shoqes dhe nënës së dy fëmijëve të tij, Eduart Denaj ka shkuar në një market, ka...