Policia e Elbasanit sqaron ngjarjen në lagjen “5 Maji” ku një qytetar u gjend i pajetë në rrugë.
Sipas unfirmave blu, viktima dyshohet se ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak, ndërsa ekspertiza në vendngjarje ka konstatuar se në trupin e tij nuk ka shenja dhune.
“Në lagjen “5 Maji”, Elbasan, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi R.S., 50 vjeç, nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga një arrest kardiak”, thotë Policia në njoftimin e saj.
Ndërkohë, Ora News mëson se viktima është shtetasi i identifikuar si Rasim Sinani.
Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes,
ora news