Disa qytetarë grekë kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për të përkujtuar Festën Kombëtare të Greqisë.

Sipas asaj që mëson Ora News, ata fillimisht ata do të ndalen në Këlcyrë ku do të kryejnë homazhe pranë varrezave të ushtarëve grekë.

Në ceremoni do të marrin pjesë autoritetete të vendin fqinj si dhe të afërm të ushtarëve të vrarë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke.

Sipas informacioneve paraprake, në Këlcyrë do të jenë të pranishëm edhe disa shoqata atdhetare shqiptare.

Pas Këlcyrës, grekët do ti drejtohen fshatit Bularat për të kujtuar dy-vjetorin e vrasjes së Kostandin Kacifasit.

Policia ka marrë masat që të shmangen përplasjet, ndërsa janë ngritur postoblloqe në pothuajse të gjitha akset rrugore të qarkut Gjirokastër.