Elbasani me më pak krime se*suale

0
24

Në raportin e paraqitur nga Prokuroria e Përgjithshme për krimet në vendin tonë, evidentohet se numri më i lartë i procedimeve të regjistruara për krime seksuale është në prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë: Tiranë regjistruar 39%, e numrit total të procedimeve të regjistruara për këto vepra në shkallë vendi, Durrës regjistruar 12% e procedimeve, Fier dhe Vlorë përkatësisht me nga 8% të procedimeve të regjistruara.

Ndërkohë vihet re se numri më i vogël i procedimeve të regjistruara për këto grupvepra penale është në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë: Elbasan, Kukës, Lezhë, regjistruar secila rreth 2% e totalit të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi për këtë grup veprash dhe prokuroria Dibër me 1% të procedimeve në shkallë vendi për këtë grup veprash.

Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2023 ka ulje prej 23,46 % të numrit të procedimeve të regjistruara për krime seksuale në krahasim me vitin 2022 dhe një ulje prej 39,08 % të procedimeve të dërguara në gjykatë në krahasim me vitin 2022. Në lidhje me të pandehurit për këtë grup veprash penale, vihet re ulje e numrit të të pandehurve të regjistruar përkundrejt këtij totali në vitin 2022 prej 28,13 %, ulje e numrit të të pandehurve të cilët janë dërguar në gjykatë me 38,95 % dhe ulje e numrit të të pandehurve të dënuar nga gjykata me 18,18 % përkundrejt vitit 2022.

 

Top Channel