Eleganca kërkon sakrifica, Kendall Jenner filmohet duke ngjitur me vështirësi shkallët

0
84

Dasma e Kourtney Kardashian dhe partnerit të saj Travis Barker është ceremonia e vitit. Ajo po mbahet në Itali dhe është një promovim i fuqishëm në fillim të kësaj vere.

Çifti i famshëm kanë zhvilluar dasmën e tretë në shtetin fqinj, ku morën pjesë familjarë të tyre.

Mes tyre edhe motrat Kardashian-Jenner që ranë në sy për ekstravagancën e tyre.

Megjithatë për të shkëlqyer në dasmën e së motrës, ato duhet të përballeshin me vështirësi. Dhe këtë e ka dokumentuar milionerja Kylie Jenner në një postim në InstaStory.

Ajo ka postuar një video të supermodeles Kendall e cila përpiqej të ngjiste shkallët me fustanin e saj të ngushë pas trupit.

Kylie Jenner dëgjohet në video duke qeshur teksa e motra ngjitet me vështirësi.

Shikoni min 00:50

Kjo është hera e tretë brenda një periudhe të shkurtër që Kourtney dhe Travis martohen.