EMRAT/ Shisnin 30 mijë euro 1 kg kokainë, 5 në pranga në Tiranë

0
494

Pesë persona janë arrestuar në Tiranë, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin shpërndanin kokainë në sasi të madhe. Policia thotë se gjatë aksionit janë sekuestruar 2.3 kg kokainë, 3 automjete dhe katër telefona celularë.

Sipas hetimeve, rezulton se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin kokainë në sasi të mëdha, dhe më pas e shisnin atë rreth 30 mijë euro kilogramin, në vende të ndryshme në Tiranë.

Të arrestuarit janë Donald Muhamuçi, Ermal Lamaj, Kostaq Murtaj, Olsi Mylka, Shemsi Proda/abcnews.al