EMRAT/ Tentuan të rrëmbenin 50-vjeçarin, detaje të reja nga ngjarja në Sarandë: Shkak, borxhet

0
167

Detaje të reja kanë dal nga ngjarja e rëndë kriminale në Sarandë, e cila fatmirësisht është parandaluar.

Mësohet se kush janë katër personat, të cilët kishin planifikuar rrëmbimin e 50-vjeçarit banues në lagjen Nr.3 në Sarandë, lindur në Lushnje.

Bëhet fjalë për të arrestuarit Juljan Brinja, 29 vjec, me precedentë penalë. Vëllai tij Sandri Brinja, 27 vjec, Gjergji Prenga 30 vjec të tre me banim në Borsh. Personi i katërt është greku Angelos Tsimperis, 21 vjec, lindur ne Athinë dhe banues në Borsh.

Sakaq, raportohet se motivi pse donin ta rrëmbenin 50-vjeçarin, është një çështje borxhi./abcnews.al