EMRI/ Armë dhe mallra të vjedhura në makinë, arrestohet “korrieri” shqiptar në Itali

0
53

Policia italiane ka vënë në pranga një 45 vjeçar shqiptar pasi u kap duke transportuar malltra të vjedhura në Zvicër. Sipas mediave italiane, Albert Isufi po udhëtonte me një automjet tip Mercedes Glc 200, kur u ndalua nga policia në Rovello Porro katër orë pasi kishte ikur gjatë kontrollit në doganë.

Policia ushtroi një kontroll në makinë, ku gjeti një një pistoletë Sig parabellum 9, një pistoletë e kalibrit 22 të Amerikës së Veriut, një pushkë Sig 5,56×45, tre karikatorë për pushkë, 66 fishekë Lugher të kalibrit 9 dhe një gëzhojë. Kishte edhe mallra të tjera të vjedhura: një çantë me 216 takëm argjendi, 3 laptopë, një iPhone, nëntë shishe me pije alkoolike, veshje dhe një kaçavidë e madhe.

Në makinë u gjetën disa karta identiteti, katër pasaporta, njëra prej të cilave ishte greke, me të cilën fillimisht tentoi të kalohej si shtetas grek. Para gjykatës, ai ka deklaruar se e dinte që po transportonte mallra të vjedhura por nuk dinte për çfarë bëhej fjalë. Ai thotë se duhet të mbërrinte në Bari në adresën që i kishte treguar një bashkëatdhetar i tij./abcnews.al