EMRI/ Arrestohet për përdhunim pronari shqiptar i kazinosë në Zimbabwe

0
72

Një shqiptar doli dje në gjykatë me akuzën për përdhunim të punonjësit të tij nga Zimbabveja.

I dyshuari quhet, Aldo Tuci, ndërsa nuk iu kërkua të deklarohej kur u paraqit para një gjyqtari në Harare.

Gjykata dëgjoi nga prokuroria se Tuci i ka afruar një punë në kazinon e tij në Greystone Park, një vajze 29-vjeçare, e cila më pas e ka denoncuar për përdhunim, akuzë kjo që e ka çuar edhe para gjykatës

Më 30 qershor të këtij viti, Tuci e ka ftuar në kazino të renë, kur nuk ka qenë askush tjetër.

Thuhet se Tuci i tha asaj se duhej të kryente marrëdhënie intime me të që ajo të siguronte punën e saj.

Ai dyshohet se pasi vajza nuk ka pranuar, ta ketë përdhunuar atë. Çështja doli në dritë pasi vajza u shkarkua nga puna për pretendimin se kishte mos performancë të mirë në punë. Pas shkarkimit vajza ka bërë edhe denoncimin në polici./abcnews