EMRI/ Dështon atentati me tritol në Shkodër, kush ishte shënjestra

0
100

Abc mëson detaje të tjera në lidhje me pakon e dyshimtë, e cila ishte lënë në anë të rrugës në lagjen “Vojo Kushi” në Shkodër.

Pakoja u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga specialistët e Xhenios dhe RENEA dhe brenda rezultoi se kishte lëndë plasëse.

Lënda plasëse ishte vendosur poshtë mjetit të drejtoreshës së operatorit të kujdesit shëndetësor, Suida Kuka.

Pakoja u gjet rreth orës 16:00 në anë të rrugë. Policia vendosi menjëherë shiritin e sigurisë.

Kush është Suida Kuka?

Suida Kuka aktualisht mban postin e Drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, post të cilin e mori në maj të këtij viti.

Ndërsa më herët Suida Kuka për më shumë se 1 vit ishte drejtore e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.

/Abcnews.al/