EMRI/ Dhunohet gazetari në Lezhë, dy persona e rrahën bashkë me gruan

0
66

Ditën e sotme dy persona kanë dhunuar gazetarin Elvis Hila si dhe bashkëshorten e tij në Lezhë.

Sipas policisë 3 shtetasit pasi kanë rrahur gazetarin janë larguar në drejtim të paditur duke u shpallur në kërkim nga efektivët e policisë Lezhë.

Bëhet fjalë për shtetasit I.(E). A. 35 vjeç, banues në Pllanë dhe P. L. 32 vjeç, banues në Manati.

Nyshohet se, këta shtetas e kanë dhunuar fizikisht gazetarin për shkak të detyrës.

Policia po punon për kapjen e autorëve.

Njoftim policie

Lezhë

Goditen për shkak të detyrës një gazetar, shpallen në kërkim autorët e dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shpallën në kërkim shtetasit I.(E). A. 35 vjeç, banues në Pllanë dhe P. L. 32 vjeç, banues në Manati.

Këta shtetas, rreth orës 16:40, në qytet Lezhë, i kanë dalë përpara shtetasit E.H., 32 vjeç, banues në Lezhë, me profesion gazetar, si dhe e kanë dhunuar fizikisht bashkë me bashkëshorten e tij shtetasen B. H., e cila në ato momente ka ndërhyrë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se, këta shtetas e kanë dhunuar fizikisht gazetarin për shkak të detyrës.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre./abcnews.al/