EMRI/ Fuste ilaçe kontrabandë nga Greqia, arrestohet 39-vjeçari, i shiste në farmacinë që administronte

0
39

Policia ka arrestuar një 39-vjeçar në Korçë, i cili kishte kontrabanduar nga Greqia mijëra kuti me ilaçe të cilat i ishte në farmacitë që administronte vetë.

Nën hetim është vënë bashkëshortja e tij, e cila ishte farmaciste në këtë biznes.

Po ashtu është proceduar penalisht vjehrri i 39-vjeçarit pasi në banesë iu gjetën kutitë me ilaçe dhe 83 steka me paketa me cigare, pa pullë fiskale.

Në cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi mallrat kontrabandë.

Besmir Mulla është personi i arrestuar në Korçë për kontrabandimin e ilaçeve nga Greqia dhe me pas i shiste në farmacinë e tij në Bilisht.

Njoftimi i policisë:

Kishte kontrabanduar nga Greqia, 1637 kuti me ilaçe, për t’i shitur në farmacinë që administronte si biznes familjar, arrestohet 39-vjeçari.

Procedohet penalisht bashkëshortja e të arrestuarit, farmaciste në këtë biznes.

Procedohet penalisht dhe babai i saj, pasi në banesë iu gjetën kutitë me ilaçe dhe 83 steka me paketa me cigare, gjithashtu pa pullë fiskale.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, se në një farmaci në Bilisht, shiteshin medikamente të kontrabanduara nga Greqia, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare finalizoi operacionin policor të koduar “Relations”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi B. M., 39 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë bashkëshortja dhe vjehërri i tij, shtetasit R. Z., 36 vjeçe dhe N. Z., 64 vjeç, të tre banues në Bilisht.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shtetasi B. M. kontrabandonte ilaçe nga Greqia, për t’i shitur në biznesin e familjes, farmacinë ku punonte bashkëshortja e tij.

Nga kontrollet në banesën e shtetasit N. Z., përveç 1637 kutive me ilaçe, pa pullë fiskale, u gjetën dhe 83 steka me paketa me cigare, të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara, sepse dhe ato nuk ishin të pajisura me pullë fiskale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.