U mor i pandehur nga SPAK, reagon kryebashkiaku i PS: Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji

0
54

Kryebashkiaku i PS, Eduard Duro ka reaguar pasi u mor i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre, pasi akuzohet se ka licensuar një karburant të ndërtuar pa leje.

“Sektori i tatim taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit. Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit “Genci Petrol”.

Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie”, ka deklaruar Eduard Duro.

Reagimi i Bashkisë Devoll: Lidhur me lajmin qe sapo eshte publikuar, po ju vendosim ne dispozicion autorizimin qe eshte dhene nga ana e bashkise Devoll per karburantin. Autorizimi eshte bere nga drejtoria e tatim taksave, konform ligjit. Ne kete rast, nga ana e kryetarit te bashkise Eduard Duro eshte firmosur autorizimi duke plotesuar detyren ne kushtet e nje kryetari bashkie. Nga ana e pales tjeter, eshte bere denoncim se ky dokument nuk duhej ti jepej subjektit “Genci Petrol”, por ne kete rast autorizimi eshte dhene sipas ligjit. Faleminderit.