EMRI/ Gruaja gjen të vdekur në oborr burrin shqiptar

0
86

Një shqiptar është gjetur i vdekur nga gruaja jashtë shtëpisë në Cigognola të Italisë. Mediat italiane raportojnë se shqiptari që mbeti i vdekur është Sokol Prenga, 47 vjeç.

Shqiptari u gjet i vdekur orëve të para të së mërkurës. Pasi e shoqja ngriti alarmin në vendin e ngjarjes shkuan karabinierët. Mediat shkruajnë se bëhet fjalë për një vdekje për shkaqe natyrale.

Pas ekzaminimeve, nuk është dashur as kryerja e një autopsie, dhe trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për ta përcjellë në banesën e fundit shqiptarin./abcnews.al/