EMRI/ Në kërkim për vrasje në Tiranë, kapet shqiptari në Gjermani

0
22

GJERMANI- Arrestohet në Gjermani Vladimir Kola, i shpallur në kërkim si autor i dyshuar për një vrasje të kryer në “Kodra e Diellit” në Tiranë në tetor të viti 2022.  Bëhet fjalë për Vladimir Kola, i cili akuzohet se në bashkëpunim me perona të tjerë është i përfshirë në vrasjen e Briken Sanajt.

Ai u arrestua në qytetin Gelsenkirchen, Gjermani.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Tiranës në nëntor të 2023 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Më 30  tetor të 2022, në zonën “Kodra e Diellit”, 41-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri Briken Sanajn. Aktualisht vijon puna për ekstradimin e 41-vjeçarit në Shqipëri./ n.m.abcnews.al